75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 12 Tetor 2021 / AR

Bekë Berisha i drejtohet ministrit Sveçla me “zotëri Sfeklla”: Mos më shit mend

Ka dështuar raportimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, para Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha kërkoi raportim ndaras të tyre dhe jo bashkë, shkruan Indeksonline.

Për një moment Berisha iu drejtua ministrit Sveçla me “zotëri Sfeklla”, duke i thënë “Mos më shit mend këtu”.

Ndërsa anëtarët tjerë të komisionit i thanë Berishës se është duke e keqpërdorë pozitën.

Më poshtë pamjet: