75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 15 Tetor 2021 / A. M.

Lirohet Enver Sekiraqa, arrest shtëpiak!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga paraburgimi Enver Sekiraqën.

Masa e sigurisë i është zëvendësuar me arrest shtëpiak, kanë thënë burimet për Paparaci.com.

Në seancën e fundit në gjykatë, mbrojtja propozoi ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe të vendosjen e masës së arrestit shtëpiak për Sekiraqën.

Gjykata aprovoi sot kërkesën e parashtruar nga mbrojtja e Sekiraqës, e kryesuar nga avokatja Kosovare Kelmendi.