75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / B O

Ramush Haradinaj i ndanë mirënjohje rapsodit të famshëm, Rifat Berishës

Ka një jetë të tërë që i këndon atdheu dhe kombit. Bëhet fjalë për Rifat Berishën, rapsodin e njohur shqiptar që vije nga Ruhoti i Pejës.

Për veprën e pasur të tij, Rifat Berisha sot ka pranuar mirënjohje nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Këngëtari i shumë hiteve muzikore ndjehet krenar për këtë mirënjohje.

“Faleminderit z. Ramush Haradinaj, për këtë mirnjohje kaq të çmuar për mua. Do të jam mirnjohës gjithmonë. Respekt të veqant për ju dhe mbarë familjen tua” shkruan Rifat Berisha në falënderimin e tij.