Grubi: “BDl-ja partia më e madhe në vend”

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, njëherit Ministër i Sistemit Politik dhe Zëvendëskryeministër, Artan Grubi ka deklaruar se BDI-ja është partia më e madhe në vend.
Sipas tij, kjo parti ka fituar bindshëm, pra më shumë komuna si në Çair, Bogovinë, Haraçinë, Tearcë, Strugë, Kërçovë, Dollneni, Sarajin, Likovë, Pllasnicë.
Në profilin e tij në Facebook, Grubi falënderoi votuesit e BDI-së.