75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / B O

Senati voton Veton Zeqirajn si profesor-asistent në Fakultetin Ekonomik

Në mbledhjen e mbajtur sot nga Senati i Universitetit të Prishtinës anëtarët kanë votuar propozimin e komisionit që Veton Zeqiraj të emërohet profesor-asistent në Fakultetin Ekonomik.

Zeqiraj ka shkollim superior në të gjitha nivelet vendore e ndërkombëtare, ndërsa punimet e tij shkencore janë publikuar në magazinat më të famshme shkencore ndërkombëtare.

“Sot e mora një lajm të gëzueshëm, të cilin unë e pranoj si suksesin e radhës dhe dua ta ndajë me ju. Në mbledhjen e mbajtur nga Senati i Universitetit të Prishtinës me datën 02-11-2021, anëtarët e Senatit njëzëri votuan propozimin e komisionit vlerësues, që unë të emërohem: Profesor asistent në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Rrugëtimi im akademik deri këtu ishte me plot përpjekje, vështirësi, punë vetëmohuese, dhe këmbëngulëse. I gëzohem këtij suksesi që paraqet frymëzim për mua në shtegtimin e ardhshëm shkencorë dhe profesional. Që nga koha e studimeve e deri këtu, kam një listë të gjatë bashkëpunëtorësh shkencorë, profesorë, miq, dhe familjarë të cilët më përkrahen dhe ndihmuan. U jam mirënjohës dhe falënderues të gjithëve. Falënderim të veçantë i shprehu profesorit tim, prof. Dr. Berim Ramosaj, për këshillat dhe përkrahjen e tij të mëdhe. Kisha fatin të bashkëpunoj me profesorin, prof. Dr. Rrustem Asllanaj që nga koha kur isha student e deri në ditët e sotme, të cilin e faliminderoj përzemersisht. I shprehu falënderim kolegëve dhe studentëve për përkrahje e bashkëpunim.
E falënderoj me përulje Nënën dhe Babain tim te cilët janë shembull për mua, si dhe vëllezërit, e sidomos vëllain binjak Valonin dhe axhën tim (tashmë të ndjerë) Dervish Zeqiraj. Po ashtu, falënderimi i pakufishëm i takon shoqes time të jetës, Qëndresa për këshillat, përkrahjen dhe motivin gjatë edukimit tim të vazhdueshëm akademik e profesional. Anës dhe Deas dy vajzave tona ua kushtoj këtë arritje si dhe gjithë jetën time” shkruan profesori Zeqiraj në njoftim.