Shikojeni nga sa vota morën secili kandidat i LDK-së për asamblenë e Pejës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/ldk-peje-foto.jpg)
Gazmend Muhaxheri, si bartës i listës së LDK-së për asamblenë komunale të Pejës ka siguruar 16.005 vota.
Ndërsa pas tij, më i votuari del të jetë Fatmir Asllani me 1.576 vota, Rexhep Kurtbogaj 1.349, Sadri Berisha 1.197 e kështu me radhë.
Kurse femra më e votuar e LDK-së në Pejë është Leonora Shala me 485 vota.
Kjo listë e votave është jozyrtare ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se të mërkurën do të shpallen rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/peje.jpg)