Derbi Milan-Inter/ Flet legjenda milaneze Seedorf

Ish-mesfushori i Milanos dhe Interit, Clarence Seedorf, ka folur për derbin e Madonnina-s.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, holandezi e sheh Milanon si pretendent për të fituar kupën.
“Interit i mungon instinkti vrasës, ata duhet të mësojnë të mbyllin ndeshjet më shpejt. Shtatë pikë prapa janë shumë, por ata që ndjekin kanë gjithmonë më shumë motivim për të shkurtuar distancën nga maja. Gjithçka do të vendoset në mars-prill, por deri më tani Milani mund të angazhohet për të përforcuar një mentalitet fitues. Ata synojnë titullin”, ka thënë Seedorf.
Sipas tij, Inter janë më me përvojë, por që Milanos thjesht i duhet kohë.
“Nerazzurrët janë më me përvojë, por na duhet kohë”, ka shtuar Seedorf.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe për modelin e lojës të secilit ekip, duke thënë se sheh ekuilibër në edicionin e sivjetëm të Serie A.
Derbi i sontëm Milan-Inter luhet në San Siro, më fillim në ora 20:45.
Momentalisht, Milan gjendet në pozitën e dytë të tabelës, me 31 pikë, i pasuar nga Inter me 24 pikë.