75 Mall Live Search
22:23 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / C E

Tragjedi te Manchester City: Ish-lojtari 18-vjeçar bëri vetëvrasje për shkak të mos rinovimit

Manchester City është në zi për zhdukjen e Jeremy Wisten, i cili kreu vetëvrasje në moshën 18-vjeçare.

Futbollisti u gjet i pajetë në shtëpinë e tij nga nëna e tij.

Jeremy kishte arritur të hynte në akademinë e të rinjve të Citizens në moshën 13- vjeçare dhe gjithçka sugjeronte një karrierë të jashtëzakonshme për të riun britanik.

Megjithatë ëndrra u shkatërrua në vitin 2018, kur ai dëmtoi ligamentin e gjurit dhe më pas nuk mori rinovimin e kontratës nga klubi që ka mbështetur gjithmonë.

Sipas rikonstruksioneve të para, pikërisht ky ishte shkaku i vetëvrasjes: Jeremy kishte rënë në depresion për shkak të mos rinovimit dhe duke parë miqtë e tij në akademitë rinore të qytetit që vazhdonin karrierën e tyre, ishte ndjere keq.