75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / k.v

Kamioni i mbeturinave përplaset në një shtyllë betoni në “Kodrën e Trimave” (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Një kamion i mbeturinave i kompanisë “Pastrimi” ka goditur një shtyllë elektrike.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Policia e trafikut i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me aksidentin./IndeksOnline/