75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / C E

Zyrtare: Dukagjini prezanton blerjen e re, një autobus

KF Dukagjini ka njoftuar se është shtuar me një autobus të personalizuar.

Skuadra nga Klina nga sot do të udhëtoj me komoditet më të lartë në ndeshjet si mysafir.

Stadiumi i Prishtinës do të jetë ‘stacioni’ i parë i autobusit të ri të premten.

Ky është njoftimi:

Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e saj te personalizuar!Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik nga tani është siguruar edhe autobusi zyrtare i klubit, i personalizuar me logon dhe mbishkrimin “Dukagjini & Hithat”. Për një rrugë të mbarë dhe shumë udhëtime.