Batatina pas ndeshje me Drenicën: Ju përshëndes me selfien e fitores!

Trajneri i K.F. Llapit, Tahir Batatina i është gëzuar tej mase fitores ndaj Drenicës me rezultat 5:3.
“Ju përshëndes me selfien e fitores!
Urime fitorja gjithë Llapit dhe Gollakut.
Urime kryesisë së klubit në krye me Presidentin Beqir Batatina dhe Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina që janë afër meje dhe lojtarëve në çdo hap prandaj ja ku jemi skuadra me kushtet më të mira në Superligë!
Kjo fitore iu dedikohet “Legjendave” që nuk po na lënë vetëm në asnjë stadium”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/