Vajzat e arta të xhudos botërore, vizituan Ferizajn

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim vajzat e arta të xhudos.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se ishte nder i veçantë t’i pres në zyrën e tij. “… e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore”.

Postimi i plotë:
Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot.
Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion. Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv. Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.

Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore.
