75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / MSH

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime të luftës mbi popullatën civile

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për të pandehurin D.A., i cili dyshohet të ketë kryer krime të luftës mbi popullatën civile dhe organizim të grupeve për kryerje të gjenocidit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPP-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale si më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Indeksonline raportoi sot se bëhet fjalë për një shtetas serb, i cili u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.