Musafiri i parë i Alban Hysenit në Gjilan, ministri i Qeverisë Kurti

Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni, në ditën e parë të punës ka pritur në zyrë ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Hyseni tha se ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit e të ndërveprimit mes tyre, shkruan IndeksOnline.
“I nderuar të prisja në takimin e parë në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi.
Biseduam mbi mundësitë e bashkëpunimit e të ndërveprimit mes nesh, si dhe prezantuam modelin e ri të standartit qeverisës që do të sjellim në Gjilan”, tha ai./IndeksOnline/