75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / B O

Balotelli e godet shkelm në kokë bashkëlojtarin, s’e kishte me të keq!

Mario Balotelli është bërë pjesë e shkrimeve mediatike në Turqi jo me gol, por me një gjest të pahijshëm. Sulmuesi italian ishte pjesë e ndeshjes në fitoren që Adanaspor e arriti ndaj Galatasarayt.

Dy golat e fitores i ka realizuar Yunus Akgun. Festa e Balotellit me bashkëlojtarin ka marrë kritika në media. Ai e ngriti këmbën lart duke e goditur në kokë futbollistin e ri turk.

Sigurisht që Balotelli se kishte me të keq, por një gjest i tillë nuk është i duhur për një futbollist profesionist./Indeksonline/