Nora Gjakova e mbyll vitin në vendin e parë në ranglistën Botërore

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova do ta mbyll vitin në vendin e parë në ranglistën e përgjithshme botërore.
Ajo mban kreun me 5880 pikë, 50 pikë më shumë se kanadezja Jessica Klimkait e cila e ka humbur vendin e parë, shkruan Indeksonline.
Në vendin e tretë është francezja Sarah Leonie Cysique pork a 1000 pikë më pak se Nora.
Viti 2021 ishte një nga më të suksesshmit e xhudos kosovare, ku përveç dy medaljeve të arta olimpike në Tokyo, trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi fituan çmimin e trajnerit respektivisht xhudistes më të mirë në botë. /IndeksOnline/
