75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / k.v

Ministrja Gërvalla shpall non grata zyrtarin rus të UNMIK-ut

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-uts.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria përmes një postimi në Facebook.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e saj.