75 Mall Live Search
15:29 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Gjyqtari priti 45 minuta në fushë, i ra bilbilit tre herë dhe e shpalli të mbyllur ndeshjen Bolonja-Inter!

Fati i ndeshjes që pritet të zhvillohej sot mes Bolonjës e Interit nuk do të dihet edhe disa ditë. Interi kishte udhëtuar për të luajtur këtë sfidë në “Stadio Dall’Ara”, por që Bolonja nuk doli fare në fushë.

Gjyqtari Giovanni Ayroldi priti skuadrën vendase 45 minuta në fushë, dhe më pas i ra bilbilit tre herë për ta shpallur të përfunduar ndeshjen.

Bolonja po qëndron në karantinë me urdhër të autoritetit lokal shëndetësor dhe nuk lejohet të dalin nga shtëpitë.

Mbetet të shihet nëse Interi do të marr fitoren në tavolinë, apo Federata do të caktojë një datë të re për këtë ndeshje./Indeksonline/