75 Mall Live Search
16:04 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Kuvendi i Gjilanit zgjedh kryesuesin e ri

Arianit Sadiku nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, shkruan Paparaci.

Sadiku nga asamblistët ka marrë 18 vota, ndërsa kundërkandidatja e tij Shpresa Kurteshi-Emini, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhur 17 vota.

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Gjilan ishte e paraparë të mbahet ditën e nesërme, mirëpo pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së dhe PDK-së, kjo seancë u thirr sot me urgjencë.