75 Mall Live Search
20:22 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Zyrtari i arrestuar sot është edhe këngëtar

Indeksonline më parë raportoi se zyrtari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leotrim Gashi, ka përfunduar në burg pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

Në një hulumtim të vogël në platformën ‘Youtube’, del se po i njëjti është edhe këngëtar, shkruan Indeksonline.

Ai është këngëtar i muzikës popullore.

Së fundmi ka lansuar një potpuri me rastin e festës së Vitit të Ri.

Kënga është publikuar me 29 dhjetor 2021 dhe ka marrë mbi 1 mijë klikime./Indeksonline/