75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 23 Janar 2022 / LB

Gerrard iu kundërpërgjigj tifozëve të Evertonit pas fërshkëllimave duke ua treguar gjuhën

Mbrëmë, Aston Villa shënoi fitore të rëndësishme rezultat minimal 1-0 kundër Evertonit.

Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Gerrard e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 shtesë.

Kësaj fitoreje i është gëzuar trajneri Steven Gerrard, i cili nuk fshehu ndjenjat e tij drejt tifozëve të Everton. Gerrard vërehet teksa nxjerr gjuhën e tij drejt tifozëve të Evertonit, ku më pas edhe nuk heziton që t’i fyej ata.

Kjo ndodhi pasi tifozët e Everton-it po e fërshkëllenin.