Interi synon të transferoj mbrojtësin e Atalantës, vlera e tij u rrit për 30 herë

Interi është i interesuar për transferimin e mbrojtësit gjerman, Robin Gosens.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë pasi që Atalanta fillimisht nuk dëshiron të heq dorë nga lojtari.
Ata kanë refuzuar një ofertë nga Neëcastle pa u menduar dy herë, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, sipas tij Interi do të vazhdoj të kërkojë me ngulm për futbollistin gjerman.
Atalanta e transferoi lojtarin nga Holanda për 1.17 milionë euro në vitin 2017 derisa vlera e tij tani është 35 milionë euro. /IndeksOnline/
Inter are interested in German fullback Robin Gosens. Deal complicated as Atalanta are not intentioned to sell Gosens in January – Newcastle opening proposal was turned down days ago. 🔵 #Inter
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 24, 2022
Newcastle have still Gosens in their list, Inter will try. Depends on Atalanta now.