75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 27 Janar 2022 / LB

Ibra mund t’ia dalë për derbin ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic ka qetësuar trajnerin Stefano Pioli, i cili mund të bëjë llogari me sulmuesin suedez në derbin kundër Interit.

Mjekët kanë konstatuar se Ibrahimovic ka vetëm një inflamacion në zonën e thembrës dhe jo dëmtim në tendinën e Akilit, që e ka shqetësuar shpesh vitet e fundit.

Derbi kundër Interit luhet më 5 shkurt dhe Ibrahimovic ka kohë që të rikuperohet për këtë ndeshje. Momentalisht ai po stërvitet i diferencuar.