Drenicaku arrestohet në Pejë, e mori veturën me qira për ta shitur në Lipjan

Një person nga Drenasi, i shpallur në kërkim të policisë është arrestuar të enjten nga policia e Pejës.
Policia ka njoftuar se i dyshuari po kërkohej për veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i arrestuari dyshohet se kishte marrë një veturë me qira në Pejë dhe të njëjtën e kishte shitur më pas në Lipjan.
Për këtë rast, IndeksOnline kishte raportuar me 6 janar të këtij viti. Ky është i arrestuari i dytë në lidhje me këtë rast, pasi një tjetër ishte kapur pak kohë pasi kishte ndodhur vepra.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kërkohej nga Policia për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/