E treta e vërteta, Newcastle superblerje 40 milionëshe

Newcastle United do të njoftoj së shpejti blerjen e mesfushorit fantastik brazilian, Bruno Guimaraes. Ylli i Lionit raportohet se ka kaluar me sukses testet mjekësore në Brazil, atje ku ndodhet edhe një zyrtar i lartë i skuadrës angleze.

40 milionë euro do ti kushtojë “laraskave” blerja e mesfushorit brazilian.
Guimaraes është i grumbulluar me perfaqësuesen braziliane, ndërsa më pas do të udhëtojë në Francë ku do të përshëndetet me shokët e Lionit dhe do të marr rrugën për Angli./Indeksonline/