Valon Behrami i habit të gjithë me ekipin e ri

Futbollisti veteran, Valon Behrami, do ta vazhdojë karrierën në Serie B te skuadra e Brescias.Mesfushori shqiptar në dy sezonet e fundit ka veshur fanellën e Genoas.
Ai ka një karrierë të gjatë, më parë ka luajtur edhe me klube si Sion, Udinese, Watford, Hamburg, Napoli, Fiorentina, West Ham dhe Lazio.
Behrami ditë më parë shkëputi kontratën me Genoan për t’iu bashkuar të hënën skuadrës së Brescias, që është në garë për t’u kthyer në Serie A.
Brescia zyrtarizoi afrimin e Valon Behramit në skuadër dhe pritej që të kishim një dyshe shqiptarësh me Emanuele Ndoj, por kjo nuk ndodhi.
Mesfushori i Shqipërisë është huazuar tek skuadra e Kosenzës, e cila luan po në Serinë B si Brescia. Një mundësi e mirë për 25 vjeçari që të ketë më minuta në këmbë.
Me fanellën e Brescia, Emanuele Ndoj realizoi 9 gola. Kosenza ndodhet në vendin e 17 në kampionat me po aq pikë të grumbulluara.