75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / C E

Rikthehet Liga e Kampionëve, e gjithë vëmendja në Paris

Sot fillon faza e eliminimit direkt e Ligës së Kampionëve.

Për ditën e sotme në program janë dy ndeshje që do të zhvillohen nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.

Në Paris, PSG e pret Real Madridin në ndeshjen më interesante të kësaj faze.

Pritet një sfidë shumë e hapur dhe e paparashikueshme duke parë formacionet shumë të forta të të dy skuadrave.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Paredes, Pereira, Verratti; Mbappe, Messi, Neymar

Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius

Ndeshja tjetër luhet në Lisbonë në mes të Sportingut dhe Manchester Cityt. /IndeksOnline/