Një 78 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 07:30, teksa rruga “Ilir Konushefci” dhe një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, që qëndruan disa orë të bllokuara
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.