75 Mall Live Search
13:28 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / C E

“Bild” kundër sponzorit të Champions League, e zëvendëson me fjalën “Liri për Ukrainën”

E përditshmja gjermane “Bild” dhe versioni online kanë vendosur të bojkotojnë “Gazprom”, një gjigant energjetik i kontrolluar pjesërisht nga shteti rus. 

Kompania është një nga sponsorët kryesorë të Champions League, finalja e së cilës pritet për ironi në Shën Petersburg, stadiumi i të cilit quhet Gazprom Arena.

Por në Gjermani njihet edhe për sponsorizimin e Schalke 04, një nga klubet më të njohura të vendit, megjithëse i rënë në Zweite Bundesliga. 

Zgjedhja editoriale është që të parandalohet që logoja e kompanisë të shfaqet në asnjë mënyrë dhe ajo do të zëvendësohet me fjalët: “Freiheit für die Ukraine”, ose “Liri për Ukrainën”.

“Bild” në fund i nënvizon se si: “Putini pushton vendin fqinj dhe i mohon të drejtën për të ekzistuar. Futbolli nuk mund të vazhdojë të mbetet i pafuqishëm”.