Seanca ndaj deputetëve të VV-së përmes fotografive
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca ndaj katër deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Fillimisht në seancë është kërkuar ndërprerja e saj dhe përjashtimin e trupit gjykues.
Pas një pauzë disa minutëshe, u anulua kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues, ndërsa u kërkua që dëshmitarët të dalin jashtë, përveç dy të dëmtuarave të këtij rasti, Blerta Kodra Deliu dhe Flora Brovica.
Pas kësaj, Flora Brovina u thirr nga gjykatësi për të dhënë dëshmi.
Brovina deklaroi se nuk ka parë së kush e ka hedhur gazin lotsjellës.
Indeksonline ju sjell fotografi të këtyre momenteve nga gjykata: