Publikohet raporti i IKShPK, shifra interesante

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 119 qytetarë janë infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, 500 qytetarë janë shëruar dhe 1 ka vdekur nga ky virus.
Në 24 orët e fundit janë administruar 762 doza të vaksinës.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Aktualisht, janë 2.381 raste aktive.
