75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / B O

Skuadra e madhe gjermane njofton shkëputjen e marrëveshjes shumëvjeçare me Gazpromin rus

Schalke 04 pak ditë më parë njoftoi se ka hequr nga logo e skuadrës, logon e sponzorit të deritanishëm Gazpromin rus.

Por, skuadra gjermane nuk është ndalur me kaq. Schalke 04 sapo ka njoftuar se i ka dhënë fund partneritetit me kompaninë e famshme ruse.

“Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i FC Schalke 04 janë pajtuar për t’i dhënë fund partneritetit të klubit me GAZPROM-in para kohe” thuhet në njoftimin e Schalkes.

Raportohet se shumë kompani gjermane janë të gatshme ta ndihmojnë Schalken në mënyrë që shkëputja me Gazpromin mos të lë pasoja financiare në skuadër. Ky vendim vije pas prishjes së raporteve mes Gjermanisë e Rusisë, pasi kjo e fundit nisi luftën në Ukrainë./Indeksonline/