Një zvicëran po tentoj ta blej Chelsean nga Roman Abramovich

Miliarderi zviceran Hansjörg Wyss është emri i fundit që lidhet me blerjen e Chelseat.
Shitja e skuadrës kampione të Evropës është në proces, pasi që pronari rus ka vendosur ta vë në shitjes pas luftës në Ukrainë.
Wyss ka thënë se është i interesuar të blej Chelsean në partneritet me biznesmenë të tjerë.
Pasuria e zvicëranit vlerësohet rreth 4.5 miliardë euro.

Wyss është pronari i kompanis Synthes USA, prodhues gjigant i pajisjeve mjekësore.
Raportohet se Abramovich është i interesuar që sa më parë të kompletojë shitjen e Chelseat, për tu kthyer më pas tek bizneset e tij në Rusi./Indeksonline/