75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 03 Mars 2022 / SH F

Sergio Roberto: Gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Xavit

Lojtari i Barcelonës, Sergio Roberto u shpreh se gjërat në ekip kanë ndryshuar pas ardhjes së Xavit në krye të stolit.

Roberto tha se është e vërtetë që fillimi i sezonit të Barcelonës në krye me Xavi Hernandez ishte i vështirë, pasi sipas tij ishte një periudhë adaptimi.

“Që nga ardhja e Xavit, gjërat kanë ndryshuar, ai po punon shumë mirë”, tha Roberto.

Ai gjithashtu tha se janë në rrugën e duhur dhe duan të përfundojnë sezonin në mënyrë të mirë për blaugranët.

“Jemi në rrugën e duhur dhe duam të përfundojmë sezonin në një mënyrë pozitive për ne”, shtoi ai.

Sergio Roberto aktualisht është duke punuar për t’u rikthyer nga lëndimi në këmbën e majtë, pas një operacioni të cilin ai e bëri në dhjetor