75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

Barcelona e mposht Real Madridin në garën për blerjen e supertalentit spanjoll

Barcelona është gati të mbyllë nënshkrimin e Pablo Torre, njërit nga talentët më premtues spanjoll.

Futbollisti i Racing ishte në bisedime edhe me Real Madridin, por duket se në fund ka vendosur për Barcelonën.

Torre ka një klauzolë përfundimi prej 10 milionë eurosh, por Barcelona po negocion që të ulë këtë shifër. Torre është vetëm 18 vjeçar dhe shquhet për teknikën e përsosur që ka.

Torre është reprezentues i Spanjës U19 dhe talentin e tij që një kohë e ka vërejtur edhe Xavi.

Mesfushori spanjoll pritet të bashkohet me Barcelonën B, nga e cila skuadër do ketë vëmendjen e vazhdueshme të Xavit./Indeksonline/