Mitrovicë: Hajni kërcenon me armë një qytetar në mes të rrugës

Një person ka raportuar në polici se deri sa ka qenë në një rrugë, i është afruar një i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe një telefon.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:48 në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Nga ky rast nuk raportohet të ketë të lënduar.
Sipas policisë, hetimet janë duke vazhduar.