75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Chelsea kërkon që të luaj në stadium me dyer të mbyllura

Chelsea ka kërkuar nga Federata Angleze që ndeshjen e kupës FA ndaj Middlesborough ta luaj me dyer të mbyllura.

Me vendimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe, Chelsea nuk lejohet të shes bileta të reja dhe se ka drejt të shfrytëzojë vetëm tifozët me bileta vjetore.

Chelsea nuk do të jetë në gjendje të alokojë 4620 biletat e takuara, andaj ka kërkuar që të luhet ndeshja me dyer të mbyllura.

“Për shkak të integritetit sportiv, ne kërkojmë që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura” thuhet në kërkesën e Chelseat.

Kostoja e humbjes së Chelseat nga vendimi i qeverisë për këtë ndeshje vlerësohet të jetë rreth 20 mijë funta./Indeksonline/