75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 15 Mars 2022 / k.v

​Këto janë përballjet interesante të Ligës Unike në mesjavë

Në mesjavë zhvillohet xhiro e 13-të në Ligën Unike, duke sjellë ndeshje interesante.

Takimi i parë është ndërmjet Kamza Basket dhe Rahovecit. Skuadra e Kamzës ka dy fitore e dhjetë humbje, ndërsa Vreshtarët kanë pesë fitore e shtatë humbje dhe janë në formë shumë të mirë, duke kërkuar të renditen sa më lartë për garat e rregullta.

Kampioni Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun. Ylli është në formë të jashtëzakonshme në Ligën Unike me 11 fitore dhe një humbje, ndërsa tiranasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Të enjten Peja do të ndeshet me Vllazninë. Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje, kurse shkodranët kanë dy fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit dhe më e barabarta e kësaj xhiro në Ligën Unike zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Prizrenit 16. Durrsakët kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje rivalizuese ndërmjet skuadrave që synojnë të renditen sa më lartë për garat e rregullta, ndërsa zhvillohen 14 xhiro.

Liga Unike – Java 13

E mërkurë

17:00 Kamza Basket – Rahoveci

19:00 Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun

E enjte

17:00 Peja – Vllaznia

19:00 Teuta – Prizreni 16