75 Mall Live Search
20:35 / E Enjte, 17 Mars 2022 / OSH

“Open World 2022”, deputetja kosovare nominohet për pjesëmarrje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, është nominuar për pjesëmarrje në “Open World 2022” që do të mbahet në Kaliforni, shkruan IndeksOnline.

Statovci ka njoftuar se Zyra e Kongresit Amerikan për Udhëheqësi Ndërkomëtare ka konfirmuar pjesëmarrjen  e saj.

Ndërkohë, deputetja u shpreh e lumtur për këtë vendim.

Postimi:

E lumtur që Zyra e Kongresit Amerikan 🇺🇸, për Udhëheqësi Ndërkombëtare, ka konfirmuar nomiminmin tim që të marrë pjesë në programin Open World, që këtë vit mbahet në Kaliforni.

Open World Leadership Center administron agjencinë e parë dhe të vetme ndërkombëtare në Degën Legjislative të SHBA-së që kontrollohet plotësisht nga Kongresi.