75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Donaldi nesër publikon këngën “Nuk Je”

Emri i Donaldit tash e disa kohë ka qendruar pas këngëve hit të Elgit Dodës.

Megjithatë, artisti ka vendosur që kësaj radhe të këndojë vetë.

“Nuk Je”, quhet kënga të cilën Donaldi do ta publikojë nesër, në ora 18:00.

Në videon paralajmëruese të këngës, ai ka publikuar edhe një frazë të saj.

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot” thotë Veshaj.

Pritet që kënga të bëhet hit, sidomos pasi artisti ka grumbulluar shumë fansa dhe ndjekës kohët e fundit, të cilët veçse kanë nisur të diskutojnë se kujt i dedikohet kënga, Borës apo Beatrixit.