“Po bëjmë gjënë e duhur”, biseda e Albright me Clinton për ndërhyrjen në Kosovë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kishte marrë pjesë në manifestimin qendror për nder të 20 vjetorit të hyrjes së këmbësorisë së NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999.
Albright tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë “ishte i drejtë”, raporton Indeksonline.
Albright tha se fitorja erdhi për shkak të kauzës së drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës.

Me të pranishmit ajo ndau disa nga momentet kur bisedoi me ish-presidentin Clinton për ndërhyrjen në Kosovë.
“Nuk ishte vendim i lehtë siç mund ta imagjinoni dhe për këtë kemi pasur shumë diskutime dhe presidenti Clinton donte të bindej se Kosova ishte e sigurt. Dhe në një mbrëmje kur filluan bombardimet ai më telefonoi në mesnatë dhe më tha ‘Madeline, avionët u kthyen, ne po bëjmë punën e duhur ne po bëjmë gjënë e duhur’ dhe unë i thash ‘po, zotëri president ne po bëjmë gjënë e duhur”, tha Albright.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright vdiq sot në moshën 84-vjeçare./Indeksonline/

