Egjipti hakmerret ndaj Senegalit, Salah mposht Manen

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Egjiptit dhe asaj të Senegalit, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Cairo International”, ylli Mohamed Salah ka arritur të hakmerret ndaj bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Sadio Mane, për finalen e humbur të Kupës së Afrikës, ku sot Egjipti ka shënuar fitore ndaj Senegalit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Egjipti e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Kombëtaren e Senegalit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në formë autogoli, ku mbrojtësi Saliou Ciss shënon në portën e tij në minutën e 4’ për t’i dhuruar fitoren në takimin e parë Egjiptit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Me Abdoulaye Wade” më 29 mars, ku Senegali do të jetë vendas kundër Egjiptit.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvilluan edhe katër takime të tjera në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa rezultatet e tyre i gjeni më poshtë.
D.R. Congo 1:1 Maroku
Kameruni 0:1 Algjeria
Mali 0:1 Tunisia
Egjipti 1:0 Senegali
Gana 0:0 Nigeria