75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

U shitën për 15 mijë dollarë, syzet e Paul Walker do t’u kthehen familjarëve

Blerësi i syzeve të Paul Walker, Zak Bagans, ka shprehur dëshirën t’ua rikthejë mbrapsht familjarëve.

Ylli i “Ghost Adventures” thotë për TMZ se në fillim të këtij viti bleu syzet e diellit ‘Maui Jim’ të gjetura në vendin ku ndodhi aksidenti i Paul-it, transmeton Indeksonline.

Syze dielli Paul Walkers

Në vend të kësaj, Zak na thotë se do të dëshironte t’ua jap familjes së Walker falas. Ai po planifikon të kontaktojë drejtpërdrejt me familjen.

Paul Walker

Kujtojmë që Paul vdiq në një aksident me makinë në nëntor 2013. Gjithashtu pati kundërshtime kur syzet e diellit dolën në ankand në 2014 për 15,000 dollarë. 

Një burrë që ishte në vendin kur ndodhi aksidenti dyshohet se i gjeti në shkurre pasi rrënojat u pastruan./Indeksonline/

Duke kujtuar Paul Walker