Era e fortë e rrëzoi nga çatia, ndërron jetë 26 vjeçari në Kuçovë

Majkëll Vrapi është viktima e parë e shënuar nga moti i keq në vendin tonë. Djali 26-vjeçar ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në fshatin Tapi kur ka rënë nga çatia.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.
Si pasojë e motit të keq dje është shënuar edhe një tjetër incident në Kuçovë. Një depozitë uji u rrëzua nga tarraca e një banese.