75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 04 Prill 2022 / LB

Pandeli Majko rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë, të enjten e jep betimin

Ish-kryeministri Pandeli Majko ditën e enjte do të betohet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Sot pasdite KQZ e certifikoi duke i dhënë mandatin. Majko pranoi mandatin e deputetit që la Alqi Bllako dhe dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Majko nuk arriti që të fitonte mandatin, pasi ishte i 19-ti në listë, ndërsa PS fitoi 18-të. Por pak ditë më parë Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati për shkak se SPAK kërkoi arrestimin e tij.

Me Bllakon që shkoi në qeli në vendin e tij tashmë do të ulet Pandeli Majko. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe ky është mandati i 7-të i tij si deputet