75 Mall Live Search
21:52 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

LK/ Rezultate befasuese në pjesën e parë të të dy ndeshjeve

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Spanjë, aty ku po ballafaqohen Villarreali dhe Bayerni, janë spanjollët ata që kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0.

Golin brenda pjesës së parë realizuan nga Danjuma në minutën e tetë të ndeshjes, raporton KosovaPress.

Befasia tjetër po ndodh në stadiumin “Stamford Bridge” , aty ku janë realizuar tre gola brenda 45 minutave.

Real Madridi krijoi epërsi të dyfishtë brenda tre minutave ku Karim Benzema shënoi dy gola në minutat 21’ dhe 24’, por Chelsea u kundërpërgjigj përmes Kai Havertz që shënoi për 2-1 pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.