11:40 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trajneri kosovar reagon për lokacionin e stadiumit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk pajtohet me vendimin e qeverisë që stadiumi Nacional i Kosovës të ndërtohet në Drenas.

Ai ka thënë se këto vendime janë politike, pasi Bernica është më afër qendrës së Prishtinës.

Kujtojmë se trajneri i Llapit është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky është postimi i Tahir Batatinës:

Mirmengjesi të gjithë ju adhurus dhe dashamir të futbollit .A do të ndodh sot edhe një vendim i pa dëshiruar për të gjithë adhurusit e futbollit që lokacioni për stadion të ndrrojë dhe mos të fillojnë punimet në Kryeqytetin e Kosoves Prishtinen apo do të shëmtohet futbolli Kosovar dhe të lëviz në një lokacion si Fshati Korretic dhe as në harten e Evropes e kanë vështir për ta gjetur këtë lokacion.Kërkojë nga të gjithë të ngritet zëri pa anime pa lokalizum por vetem të thuhet e verteta që Stadioni Nacional të jetë në vendin ku të gjitha procedurat kanë përfundu dhe mos të bëhen loja politike për interesa personale . Lokacioni nga Hotel Grandi në Bërrnic është vetem 5 minuta dhe hiq më shumë se 3.5 Km ..Sa here ndrrohen Qeverit nuk kemi kohë me ndrru ne stadionin Nacional o të nderuar Qeveritar dhe ju Kryeparlamentar !!!…