75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 15 Prill 2022 / B O

Shkarkohet trajneri më jetëgjatë në Premierligë, skuadra e njohur thotë se ishte vendim i vështirë!

Trajneri më jetëgjatë në Premierligë është shkarkuar sot. Burnley ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche pas 10 vitesh të kaluara në “Turf Moor”.

Dyche, i cili ka qenë shefi i Burnley-t që nga viti 2012, largohet me klubin që po përballet me një betejë për të shmangur rënien nga Premier League. Humbja e fundit me Norwich i ka shtyer drejtuesit e klubit që të marrin këtë vendim.

Kryetari i Burnleyt, Alan Pace pranoi se ishte një ‘vendim tepër i vështirë’ shkarkimi i Dyche, por tha se rezultatet nuk kishin qenë mjaft të mira.

“Së pari, ne dëshirojmë të falenderojmë sinqerisht Sean dhe stafin e tij për arritjet e tyre në klub gjatë dekadës së fundit. Rezultatet këtë sezon kanë qenë zhgënjyese dhe na shtyen të marrim këtë vendim. Nne mendojmë se nevojitet një ndryshim për t’i dhënë skuadrës motiv për mbijetesë” ka thënë drejtori i skuadrës./Indeksonline/