75 Mall Live Search
08:15 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Bëri gafë te momenti i golit, Donnarumma lë nam edhe me një tjetër veprim

Gigio Donnarumma u bë protagonist në ndeshjen e djeshme kundër Marseille.

Portieri kampion Europe gaboi te goli i shënuar nga skuadra mike, por gjithsesi PSG në fund fitoi me rezultatin 2-1.

Në minutat shtesë portieri i PSG mori sërish vëmendjen me një veprim që bëri.

Donnarumma la portën dhe kur mori topin në zotërim në vend të largonte e nxori jashtë shumë pranë.

Duke parë gabimin u detyrua ta merrte vetë topin dhe të mos ia jepte kundërshtarit, ccka solli edhe karton të verdhë për italianin.