Shumë mungesa te Barcelona për ndeshjen me Real Sociedadin

Fati, Roberto dhe Umtiti së fundmi janë rikthyer në stërvitje te Barcelona pas dëmtimeve të gjata, por treshja mbeten jashtë fushës për përballjen me Real Sociedadin.
Ndërkohë, Pedri është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një problemi në kofshë.
Barcelona do të nis nga rikthimi i Gerard Pique. Ronald Araujo gjithashtu është rikthyer në skuadër pasi vuante një pezullim kundër Cadizit të hënën mbrëma.
Sergino Dest duhej të zëvendësohej në fundin e humbjes 1-0 ndaj Cadizit, por reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara është përfshirë në skuadër për ndeshjen me Bardheblutë.
Dani Alves ishte një zëvendësues i papërdorur herën e fundit dhe trajneri i Barcelonës, Xavi tha në konferencën e tij për shtyp se braziliani vuante nga diskomforti muskulor, por ai gjithashtu është ftuar në skuadër.
Skuadra e Barcelonës:
Ter Stegen; Neto, Carevic; Dest, Pique, Araujo, Alves, Lenglet, Alba, Mingueza, E Garcia; Busquets, Puig, Nico, F de Jong, Gavi; Dembele, Memphis, Adama, Braithëaite, L de Jong, Ferran, Aubameyang